
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kavajë këtë të martë.
Ai nuk e kurseu komentin për Hysen Kadiun, kryetarin e degës së Kavajës në PD, i cili kryesoi qarkun Tiranë në primare, por nuk u fut në listën e zgjedhjeve të 11 majit.
Rama: Ai që fitoi primarët në të gjithë Tiranën përfundoi në barkun e bufit, ai s’do individë të lirë, do skllevër, s’do qytete të bukura, vendbanime që jetojnë vetëm me hijen e tij. Mori mbështetje në disa pika, por dy kanë qenë ato që e kanë mbështet më symbyllur, Tropoja dhe Kavaja, kanë pas më pak investime nga bufi se gjithë të tjerat. Është rastësi, jo nuk është, është rastësi që e hëngri Hysën e shkretë?
Ku është, s’është as në Kavajë, jua them unë ku është, tek barku i bufit, ata që fituan në primare që kishin një rreth, fytyrë të tyren, nuk janë në skuadrën e kënetës, nuk po them gjelin e detit të Peqinit Dash Sulën, se s’është zog kënete, se bufi s’e dëgjonte dhe e hoqi fare.
Po për ça ju duhet, a ju boni qytetin, aq sa është bërë e kemi bërë ne, mirë qytetin që se bëri, por hëngri edhe Hysenin, s’respektoi njeriun tuaj që e zgjodhët vetë, ju tha dilni ka ardh liria, kush kishte çik kokën sipër ujit ua preu të gjithëve, janë të gjitha bretkosa, del edhe naj salamandër që thotë do t’ju ha të gjallë.
Rama tha se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë përballë Partisë Socialiste por këkron frymën e bashkimit më 11 maj, për një Shqipëri me pasaport europiane.
Rama: Ata demokratë që e kanë kaq probleme fytyrën time, që kanë kaq problem mua, që na kanë kaq problem ne dhe në qoftë se ka një qelizë komunisti që jeton akoma është te truri i vogël i bufit të kënetës, ata mos të shkojnë fare në votim, por jo të shkojnë të hidhen në kënetë. Ne me zor e nxorëm Kavajën nga këneta.
Nuk kanë asnjë shans të fitojnë. Ne nuk na duhet një shumicë aritmetike, por ne na duhet fryma e bashkimit, e shprehur në një shumicë shqiptare, ne na duhet që ata burrat dhe gratë nga gjithë Evropa te sheshi Skënderbej në 16 maj ta marrin shumë të fortë mesazhin e 11 maj, jo ne socialistët, por ne populli shqiptar duhet të bëhemi pjesë dhe anëtarë të bashkësisë së popullit të Evropës.
Top Channel