Kryetari i PSD, Tom Doshi nga Saranda i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë partinë social demokrate si e vetmja që ka një program social për të mbështetur shtresat në nevojë…

“Unë e dua pushtetin për t’ju shërbyer ju, të varfërve, pensionistëve, të mos mungojnë ilaçet. Jam forcë e tretë në Shqipëri dhe do jemi edhe nesër forcë e tretë. Vetëm komisioner kemi 6 mijë në gjithë vendin. Unë kërkoj prej jush që të angazhoheni të na mbështesni që të mbështesni veten tuaj. Shumë njerëz në gjithë vendin më thonë që nëse nuk do ishe ti, nuk do të kishim shkuar për të votuar. Ju ftoj që të bëheni të gjithë bashkë”, thotë Doshi.

Doshi tha se Saranda përballet me disa probleme prej vitesh të cilat nuk kanë gjetur zgjidhje ndërsa i bëri thirrje që të mbështesin PSD më 11 maj….

“Unë i di problemet që ka Saranda, probleme me legalizimet, me certifikatat e pronësisë. Saranda nuk ka ujë, duan që ta çojnë ujin në Itali nëpërmjet tubacioneve. Asnjë politikan që keni patur deri më tani nuk kanë patur ndjenja dhe po nuk pate shpirt për të ndihmuar të tjerët nuk mund të bësh asgjë. Kam shumë malësor, mirditor që janë këtu në Sarandë dhe e ndjejnë veten njësoj si ju. Ky është një mesazh i madh që ne malësorët kudo që shkojmë dimë që të respektojmë të tjerët. Ju që jeni këtu dhe miqësinë kudo që e keni, në Greqi dhe kudo punoni sepse kjo është java e fundit”, shton kryetari i PSD.

Në këtë javë të fundit të fushatës elektorale takimet e kryetarit të PSD Tom Doshi me elektoratin do të vijojnë në intensivisht në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta