Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë: Rama të vijë të dëgjojë hallet tuaja, jo me Lamborghinin e Noizyt
05/05/2025 16:40
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shfaqur me kokoren e minatorit në Bulqizë gjatë takimit elektoral.
“Tju bëj një pyetje, çfarë i hyn në punë minatorëve që rraskapiten 8 orë në galeri, Lamborgini i Noizyt. Më thoni ju mua, çfarë ju sjell minatorëve Lamborgini i Noizyt.
Sot ai në Devoll tha Berishën e ja rrjedhur mosha, unë i them t’i je i trembur. Ti bën si rrjedhur, hajde këtu në sallë të dalim para këtyre burrave, po ta mbajti hajde këtu, mos dil me Lamborginin e Noizyt. Dëgjoji këta njëherë çfarë sakrifice bëjnë”-u shpreh Berisha.
Top Channel