“Agjentëve të BKH u kërkova votën për Metën”/ Kryemadhi del nga SPAK: Ata brenda duhet të kuptojnë…

05/05/2025 14:44

Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme SPAK për të zbatuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

E veshur me një fustan të zi, teksa po i drejtohej godinës së SPAK, Kryemadhi u pyet nga gazetarët se pse ka zgjedhur këtë ngjyrë.

“Me thënë të drejtën, jo se kam ndonjë gjë të keqe. Ua them pasi të dal”-tha ajo shkurtimisht para se t’i drejtohej SPAK-ut.

Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi tha se oficerëve të BKH u kërkoi votën për babain e fëmijëve të saj, Ilir Metën.

Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu që më dilte përpara Sigurisht që kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj deri më 11 Maj. Vetë ata atje brenda e kuptojnë se mënyra e përdorimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama i vendos në një pozitë të vështirë“-u shpreh Kryemadhi.

Top Channel