Fiks Fare/ Kulla vrojtimi pa vrojtues, vëzhgimi në plazhe zbulon shkelje të rënda të sigurisë Pesë familje të lagjes Gjonaj në Bovillë prej 31 vitesh vuajnë përmbytjet dhe jetojnë mes mbeturinave në ujëmbjellësin e Bovillës.
Ata nuk janë shponësuar prej kaq e kaq kohësh edhe pse për banorët që prekeshin nga ndërtimi i Ujësjellësit të Bovillës janë miratuar plot tre VKM.
Banorët shprehen për Fiks Fare se që nga viti 1994 kur filloi puna për ujëmbledhësin e Bovillës, përmbyten sa herë rritet niveli i lumit Tërkuzë dhe jetojnë mes mbeturinave që sjell ky lumë, që derdhet në Bovillë.
Ata banojnë në pikën ku lumi Tërkuzë derdhet në ujëmbledhësin e Bovillës. Me ndërtimin e Bovillës u ngrit dhe shtrati i lumit, i cili në vitet e fundit ka shumë prurje dhe shkakton përmbytje. Ndërkohë që prurjet e lumit kanë ‘gllabëruar’ mijëra metra tokë bujqësore të këtyre banorëve, duke e bërë edhe më të vështirë jetesën e tyre.
Ata kalojnë mes përmes lumit me fëmijët në krahë për të shkuar në shtëpi se nuk kanë as rrugë. Fëmijët në shkollë i çojnë me zetora.
Ata shprehen për Fiks Fare se pjesa tjetër e banorëve përfituan nga shpronësimet, këto 5 familje, sot pas 31 vjetësh, nuk kanë përfituar asgjë, janë të detyruar të jetojnë anës Bovillës.
Gjithashtu një problem tjetër i cili përbën shumë rrezik është fakti se liqeni nuk është i rrethuar dhe përbën rrezik për fëmijët. Ata tregojnë se një fëmmijë është mbytur në liqen, fatmirësisht një tjetër është shpëtuar nga vetë banorët.
Fiksi u interesua në Njësinë Administrative Zall Bastar , ku kryetari Hamza Sita shprehet se ka bërë masimunin e tij me kërkesa dhe sipas tij e ka në dorë Ministria e Bujqësisë shponësimin e këtyre banorëve.
Fiks Fare u interesua edhe në Ministrine e Bujqësisë. Zëdhënësja e kësaj ministrie e hoqi pergjegjësinë e insticionit nga procesi i shpronësimit duke ia adresuar atë Bashkisë Tiranë. Nga ana tjetër Bashkia Tiranë në përgjigjen e saj për Fiks Fare sqaron se nuk ka asnjë përgjegjësi dhe as ka ndjekur ndonjëherë procesin e shpronësimit të këtyre banorëve.
Bashkia thotë se 31 vite më parë kur u miratua ndërtimi i ujëmbledhësit të Bovillës , u morën masat për të gjitha familjet që përmbyteshin nga ujëmbledhësi në rrethinën e Tiranës dhe të Krujës që të shpërnguleshin në zonën e Bathores dhe të Babrrusë. Për këtë proces u ngarkuan Këshillat e rretheve Krujë dhe Tiranë që brenda muajit Mars të vitit 1994 të përcaktonin numrin e saktë të familjeve që do shpërnguleshin.
Më pas u miratuan 3 VKM në vite të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk zgjidhi problemin e banorëve të lagjes Gjonaj.
Në vitin 2000 u miratua një VKM për shpronësim dhe kompesimin e tokës bujqësore të familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh, që përmbyten nga ujëmbledhësi i Bovillës. Pika 5 e këtij vendimi ngarkon Ministria e Punëve Publike dhe Këshillin e rrethit të Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Në vitin 2016 doli një tjetër VKM, e cila ngarkonte Aluizmin e atëhershëm për kalimin e pronësisë mbi objektin dhe truallin për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës.
Edhe VKM e miratuar në vitin 2017 për kompensimin e familjeve të fshatrave Zall Mner dhe Bulçesh ku u ngarkua Ministria e Infrastrukturës dhe Enerigjisë, nuk bëri shponësimin për lagjen Gjonaj.
Pra 3 VKM për të njëjtin qëllim, por asnjëra nuk zgjidhi problemin e 5 familjeve që prej 31 vitesh kërkojnë të drejtën e tyre.
Top Channel