Kaos nga protesta në Tiranë, protestuesit përdorin lazer që të shpërqendrojnë kamerat e autoboteve të ujit

17/10/2026 18:27

Tensioni vijon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata ka përshkallëzuar mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Gjatë një lidhje me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, gazetarja e Top Channel Elda Menga u shpreh se protestuesit kanë përdorur lazer me qëllim që të shpërqendrojnë kamerën e autoboteve të ujit.

Teksa raportonte nga protesta, Menga u shpreh se po hidhej sasi e konsiderueshme e gazit lotsjellës.

Top Channel