Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët kati i parë i ish-hotel “Dajtit”
17/10/2026 18:42
Kati i parë i ish-hotel “Dajtit” është përfshirë nga flakët pasi protestuesit kanë hedhur molotov.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, tha për emisionin “Shqipëria Live” se policia po avancohet që të shkojë të shuaj zjarrin, ndërkohë nga ana tjetër protestuesit po hedhin gurë.
Godina është në pronësi të Bankës së Shqipërisë.
Top Channel