VIDEO/ “Mos më luaj me dy porta Kristian”, Rama kritikon kryebashkiakun e Vaut të Dejës
04/05/2025 21:32
Kryeministri Edi Rama i “tërhoqi veshin” kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli në fund të takimit në prezantimin e projekteve për Shkodrën.
“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta”, i ka thënë Rama gjatë përfundimit të takimit.
Kujtojmë se Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet dy vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
Top Channel