
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar vendin.
“Urime Kryeministër Antonio Albanese për rizgjedhjen tuaj! Teksa Shqipëria dhe Australia gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore, jemi krenarë të shohim një udhëheqës me rrënjë arbëreshe në krye të një vendi të madh dhe njërit prej partnerëve tanë. Urojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë të thellohet në vitet në vijim”, shkroi Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në X.
Anthony Albanese, kryeministri me baba italo-shqiptar i Australisë, triumfoi në zgjedhjet parlamentare, të konsideruara si një moment kyç për politikën aktuale të vendit.
Rezultatet paraprake të votimit shkojnë në favor të tij dhe të Partisë Laburiste të drejtuar nga Albanese, edhe pse ende nuk dihet nëse ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar e vetme qeverinë e re. Kjo pasiguri, thekson BBC, e lë të hapur mundësinë për negociata me forca të tjera politike, përfshirë partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur, për krijimin e një koalicioni qeverisës.
Top Channel