
Tirana ia del të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Bardheblutë jo pa vështirësi iu imponuan në fazën e playoutit Pogradecin me rezultatin e ngushtë 1-0. Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit.
Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.
Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi.
Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.
Pas golit në avantazhit të Tiranës në fushë pati incidente, kaos dhe dhunë të cilën e provokoi futja në fushë e një tifozi të Pogradecit.
Gjithsesi forcat e sigurisë arritën të rivendosnin deri diku normalitetin.
Top Channel