Nga Dibra, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kreu i PSD-së, Tom Doshi, tha se socialdemokratët, në këto zgjedhje, do të marrin mandatin e parë në këtë qark.

“Programi ynë është një program social dhe i realizueshëm. PSD-në duhet ta votojnë qytetarët sepse programi ynë është në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve. Ne kemi kapur pikat që njerëzit i prekin në shpirt, që kur shkojnë në shtëpi thonë: ‘Po, është e drejtë, se unë jam me ndihmë sociale’; ‘Po, është e drejtë, se unë jam i sëmurë’. Jeni bashkuar të majtë e të djathtë për të na mbështetur, sepse ju po mbështesni veten tuaj. Kam ardhur të kërkoj mbështetjen tuaj dhe t’ju jap fjalën se çfarë është thënë sot do të realizohet. Votoni PSD-në. Rezultati në Dibër këtë herë do të jetë: 1 mandat PSD, 2 mandate PD dhe 2 mandate PS”, shprehet Tom Doshi.

Më pas, Doshi vijoi takimet në Bashkinë Kamëz, duke thënë se qytetarët do të votojnë PSD-në sepse programi i kësaj force politike përfshin të gjitha shtresat në nevojë.

“Lufta jonë është kundër kancerit dhe varfërisë. Buxhetin për shëndetësinë do ta votojnë pozita dhe opozita, sepse është një detyrim për të gjithë politikën shqiptare që t’u shërbejnë njerëzve të sëmurë dhe të varfër. Ju bëj thirrje ju që të votoni PSD-në, sepse ne kemi marrë përsipër të gjitha problemet e shqiptarëve dhe që realizohen, jo që nuk realizohen. Programi ynë përfshin të sëmurët, të varfërit, ata me ndihmë sociale, pensionistët, minatorët, ish-të burgosurit politik dhe gjithë ata që në këto vite janë lënë pas dore”, shton kryetari i PSD.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta