Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe.

E ndërsa opozita e ka shpresën e fitores të 11 Majit tek strategjia elektorale amerikane e Chris Lacivita, Edi Rama tregoi se kush dhe për çfarë e këshillon një gjerman.

Projeksioni për 2030 është 35 miliardë, por këtu duhet të bëj një specifikim, projeksionet tona nuk janë si ato përrallat e bufit, nuk janë si ato që lëshojnë këto partitë që vijnë  vërdallë, ‘do bëjmë këtë e do bëjmë atë’.  Këto janë projeksione të qeverisë së vendit, s’janë programe për të marrë vota dhe ky projeksion është bërë nga ekspertët e Ministrisë së Financave dhe në bashkëpunim. Ne bashkëpunojmë shumë edhe me ekspertë ndërkombëtarë sipas fushave të ndryshme, ndërkohë që drejtpërdrejtë me mua punon kryeekonomisti i Kancelares gjermane, që qëndroi me të 10 vjet dhe të gjitha këto që ne flasim për ekonominë, janë gjëra.. sepse ne nuk mund të dalim si qeveri e të themi ‘Ne do ta bëjmë PBB në 2030-ën,  50 miliardë’. Në momentin që unë dal e bëj këtë, pa mbaruar mbledhja dhe nuk ekzagjeroj asgjë,  fare, pa mbaruar mbledhja midis atyre grupeve të negociatorëve vjen një telefonatë e thotë; ‘ça është kjo?’

Ose në çdo drejtim tjetër sepse negociatat janë një marrëveshje midis një ‘shtëpie’ të pasurish me 27 vende dhe një vendi tjetër, që duhet të kalojë të gjithë check up-in e kapaciteteteve të veta shtetërore dhe që duhet të provojë me të gjithë mangësitë dhe të gjithë prapambetjen që mund të ketë me ata që janë aty brenda, duhet të provojë që është një shtet me institucione dhe që flet dhe bën gjërat siç duhet. Nuk mundet ne të hedhim fishekzjarre, nuk mundemi ne të dalim e të themi se do t’i bëjmë pensionet 500 euro, se në atë moment, atje nuk kemi asnjë lloj kredibiliteti për të vazhduar diskutimet“.

Nuk duhet ta harrojmë si e gjetëm Shqipërinë në 2013, tha Edi Rama, duke sjellë si shembull sistemin e pensioneve.

“Ne morëm vendin me një borxh publik zyrtar 70 e kusur % por s’ishte ky. Problemi që ne gjetëm, ishte borxhi i fshehur që e kishte bllokuar ekonominë dhe dihet që njerëzit e vlerësojnë një qeveri për ato që bën. Por thuhet në një fjalë ‘’ekonomistët e vlerësojnë qeverinë për atë që nuk lejon të ndodhin’’dhe në këtë rast nuk është qeveria. Në këtë rast është populli shqiptar që në 2013, e ka shpëtuar Shqipërinë në fije të perit, duke ndërruar dorën e drejtimit, sepse Shqipëria në 2013 ka qenë në prag të një kolapsi të dytë shumë të ngjashëm me atë të piramidave, sepse ishte e bllokuar. Si ishte e bllokuar? Mbi këtë borxh, kishte një borxh tjetër rreth 700 milionë që nuk janë pak, janë shumë  për Shqipërinë që ishte borxh ndaj kompanive. 

Këtu jemi tek tregu i punës. Për herë të parë papunësia është nën 10% dhe këtu dua të bëj një sqarim. Se shumëkush thotë “ah ka rënë, kanë ikur njerëzit”. Jo, nuk është përqindje e popullsisë, është përqindje mbi forcat e punës. Sa e ke forcën e punës dhe sa nga forca e punës i ke jashtë pune. Nuk është përqindje e përgjithshme. Nuk është përqindje duke futur këtu pensionistë e fëmije, vetëm forcat e punës dhe është rënia e parë në dy shifrat, 8.8%”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta