Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.

Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.

Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta