Bianca Censori provokon me paraqitjen e radhës, ndjekësit reagojnë të shqetësuar

04/05/2025 15:45

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje të re tejet provokuese, duke nxitur reagime të shumta mes ndjekësve.

Modelja 30-vjeçare, e njohur për stilin e saj të guximshëm, publikoi një foto në InstaStory ku shfaqet me paruke me flokë të gjatë e balluke, veshur me të brendshme transparente dhe taka të larta.

Në imazh, ajo pozon e ulur përtokë, me gjunjët që i mbulojnë pjesërisht gjoksin, pa asnjë koment shoqërues.

Sipas “DailyMail”, pamja e fundit ka ngjallur krahasime me ish-bashkëshorten e Kanye West, Kim Kardashian, ndërsa ndjekësit kanë ngritur shqetësime për ndikimin që reperi mund të ketë mbi Censorin, me disa që aludojnë për kontroll të tepruar në marrëdhënie.

“Vish diçka blu nëse ke nevojë për ndihmë”, shkruajti një komentues, ndërsa një tjetër tha: “Fito pak respekt për veten”.

Fotografia vjen pas një sërë paraqitjesh të diskutueshme nga çifti, përfshirë fustanin transparent që Censori veshi në ceremoninë e Grammy-ve, një moment që nxiti spekulime për një krizë në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë sërish në një fazë të qëndrueshme.

Nga ana tjetër, Kanye West vazhdon ta mbështesë publikisht bashkëshorten. Ai së fundmi ripostoi një koment në platformën X që thoshte: “Çdo burrë ka nevojë për një Biankë, një grua që bën gjithçka që i thotë burri pa u shqetësuar për opinionet e të tjerëve”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta