Asllani hero, gol edhe Manaj/ Kuqezinjtë protagonistë në skuadrat e tyre, sinjale pozitive nga Arbër Hoxha

04/05/2025 20:34

Fundjava që po lëmë pas i ka parë protagonist futbollistët shqiptarë në verdiktatet e fundit të kampionateve të ndryshme në Europë.

Kështu mes më të rëndësishmëve për ekipin e tij ka qenë mesfushori kuqezi i Interit Kristjan Asllani i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e mbrëmjes të së shtunës mes Interit dhe Veronës.

Ky ishte goli i parë për Asllanin me Interin në këtë sezon në kampionat dhe jo vetëm kaq, por mesfushori kuqezi në fund mori edhe trofeun e lojtarit të ndeshjes duke qenë futbollisti më i vlerësuar i takimit.

Edhe pse në fushë kishte sulmues si Arnautoviç e Korrea, apo lojtarë të tjerë me peshë të zikaltrit, ishte Asllani ai i cili mori topin sapo gjyqtari bëri shenjë nga pika e bardhë dhe shkoi të godiste penalltinë.

Gjë që tregonte se këtë rol ia kishin besuar nga stafi i zikaltërve, duke parë aftësitë e mesfushorit. Ky është goli i dytë në karrierë për Asllanin në Serinë A me fanellën e Interit, pasi kishte shënuar më parë një të tillë edhe në edicionin e kaluar. Ai ka shënuar gjithashtu edhe një gol në Kupë e Italisë me fanellën zikaltër. Empoli dhe Lacio po përballen në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Seria A.

Kemi përballje mes mbrojtësve të Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli kundër Elseid Hysaj, por nëse për të parin në javën e shkuar ishte lajmi i mirë i rikthimit në fushë pas disa javëve rikuperim, për të dytin gjërat nuk shkuan edhe aq mirë. Filloi mrekullisht me asistin ndaj Dias që shënoi golin e fitores, por në pjesën e dytë mbrojtësi Shkodran del me karton të kuq, por fatmirësisht pas ndikuar në mbylljen e ndeshjes me fitoren e rëndësishme të bardhekaltërve.

Rei Manaj ka shënuar kundër Gallatasarajt në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e vetëm për ekipin e tij Sivaspor, pas avantazhit 4 me 0 që po gëzonin vendësit e Gallatasarait. Gallatasaraj vazhdon i sigurt drejt titullit kampion. Në anën tjetër Sivaspori rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë duke qenë në zonën e ftohtë.

Një paraqitje të mirë ka bërë edhe mesfushori I Dinamos së Zagrebit Arbër Hoxha në fitoren e tyre ndaj rivalëve për titull të Hajdukut me shifrat 3-1.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta