
04/05 14:26
Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.
Mbrojtësi shqiptar asistoi në minutën e parë të sfidës, me Dian që shënoi, i cili rezultoi dhe goli i vetëm i takimit.
Në minutën e 76’, Hysaj u kthye sërish në protagonist, kësaj radhe me një karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për minutat e mbetura të sfidës, të cilat u menaxhuan mirë nga bardhekaltrit.
Kështu Lazio ngjitet momentalisht në vendin e katërt, në kuotën e 63 pikëve, një më shumë se Juventusi ndjekës, me bardhezinjtë që kanë një ndeshje për të luajtur.
Top Channel