Kreu i partisë socialiste Edi Rama u shpreh i sigurt për votën e gjirokastritëve në 11 maj teksa u tregoi se në 10 vjet  janë investuar 331 milion euro e janë realizuar 475 projekte me fokus energjia, infrastruktura e turizmi pa lënë më pas bujqësinë e arsimin.

“Niveli i ekonomisë do të rritet se nga njëra anë turizmi e paketa e maleve do të vazhdojë edhe në jug nuk është vetëm për në veri”-tha Rama.

Kryeministri i vendit u premtoi gjirokastritëve ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës.

“Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut”, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta