Përsëritet ‘skenari’! Sërish një qytetare e pafajshme bie pre e plumbave që lëshohen në mes të rrugës, këtë herë në Laç!

03/05/2025 17:05

Këtë të shtunë një ngjarje e rëndë më pasojë 5 të plagosur ka tronditur Laçin.

Nga informacionet e bluve të qytetit, ngjarja ka ndodhur pas një sherri, dhe një person i identifikuar si Klevis Ndreca, ka qëlluar me armë drejt një grupi të rinjsh prej katër personash, duke i lënë të plagosur.

Por plumbat kanë kapur edhe një zonjë e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes dhe shiste qirinj.

Ende nuk është e qartë dinamika e kësaj ngjarje dhe nëse kemi të bëjmë me një konflikt të lindur në ato çaste, apo i mbartur më parë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë në zonë është bërë e mundur dhe lokalizimi i armës që dyshohet se u përdor nga autori, të cilën më pas e kishte hedhur në një pellg me ujë në një pallat në ndërtim.

Ndërkohë të plagosurit Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe shitësja Angjelina Gjeza ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë, ku për fat të keq plumbat e lëshuar drejt ‘objektivave’ kapin një qytetarë, në këtë rast një qytetare, të pafajshme dhe që nuk ka lidhje me ngjarjen apo konfliktin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta