Mbahen zgjedhjet në Australi, qiratë e papërballueshme ‘detyrojnë’ të rinjtë të votojnë

03/05/2025 07:46

Sot është dita e zgjedhjeve në Australi, ku 18 milionë votues do të vendosin për kryeministrin e ri.

Pjesëmarrja e të rinjve është një faktor kyç në këto zgjedhje, pasi ata pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në shpalljen e rezultatit.

Në krye të agjendës zgjedhore janë kostot e jetesës, strehimi dhe shërbimet e dobëta të shëndetësisë, çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të australianëve.

Kostot e larta të jetesës, sidomos në qytetet më të mëdha si Sydney dhe Melbourne, kanë bërë që shumë qytetarë, përfshirë të rinjtë, të kërkojnë ndryshime. Strehimi ka arritur nivele të papërballueshme për shumë individë, ndërsa shërbimet shëndetësore përballen me një mbingarkesë që ka krijuar pakënaqësi të madhe.

Kryeministri aktual, Anthony Albanese, nga Partia Laboriste e Australisë, kërkon një mandat të dytë, duke theksuar përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.

Nga ana tjetër, rivali i tij, Peter Dutton nga koalicioni konservator Liberal-National, premton një qeverisje më të fortë dhe një qasje më konservative ndaj ekonomisë dhe politikave të brendshme. Dutton është i fokusuar në sigurinë kombëtare dhe politikat që ndihmojnë bizneset dhe qytetarët më të pasur, duke ofruar një vizion krejt të ndryshëm nga ai i Albanese.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta