“Janë ca që vijnë vërdallë, i keni parë”, Rama për partitë e reja: Cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI

03/05/2025 19:30

Edi Rama ishte sot në Sarandë në një takim elektoral përmbyllës, ku edhe një herë ka kërkuar që në 11 maj qytetarët të votojnë PS.

Rama nuk i kurseu ironitë për partitë e vogla, duke u quajtur “cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI”.

“Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, i keni parë ju? Ca zogj të vegjël që vijnë vërdallë dhe thonë “ne jemi të rinj, ne jemi rinia”.

Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI dhe juve ju kujtohet mirë dhe shqiptarët e dinë mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre, që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta