
Pas dështimit kritik dhe financiar të “Joker 2”, Joaquin Phoenix po përballet me një tjetër problem; një vjedhje në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Sipas burimeve të TMZ, hajdutët kanë marrë një Volvo SUV të vitit 2022, me vlerë rreth 60 mijë dollarë, të parkuar jashtë shtëpisë së aktorit. Makina u raportua si e vjedhur nga një punonjës i Phoenix, ndërsa vetë aktori nuk ndodhej në shtëpi. Hetimet janë në vazhdim, por ende nuk ka të arrestuar.
Ndërkohë, Phoenix ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierë. Pas suksesit të madh të “Joker” në vitin 2019, ai është shfaqur në disa projekte që nuk kanë pasur të njëjtin impakt, si “Beau Is Afraid” dhe “Napoleon”. Edhe pse “Napoleon” grumbulloi mbi 220 milionë dollarë, raportohet se shkaktoi humbje për shkak të kostove të larta. Phoenix jeton me bashkëshorten Rooney Mara dhe dy fëmijët e tyre. Çifti është bashkë që nga viti 2017 dhe u martuan në vitin 2023. Aktori pritet të rikthehet në ekran me filmin “Eddington”, në bashkëpunim me regjisorin Ari Aster dhe yje si Pedro Pascal e Emma Stone.
Joaquin Phoenix ndezi thashethemet rreth një vit më parë për martesë me të fejuarën e tij, Rooney Mara. Kjo pasi ai e quajti atë ‘gruan e tij’ gjatë një shfaqjeje të fundit në një ‘podcast’. Fansat duket se besojnë se Joaquin mund të kishte shkëmbyer disa premtime të fshehta martese pasi ai u pa duke iu referuar me dashuri Rooney si “gruaja” e tij në “Talk Easy” me Sam Fragoso. Gjatë diskutimit, aktori 49-vjeçar preku një sërë temash nga filmi i tij i fundit “Joker: Folie a Deux” së bashku me Lady Gaga.
Në vitin 2020, Joaquin mori çmimin ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’ pas performancës së tij në “Joker”. Joaquin dhe ylli i “Nightmare Alley” kanë qenë së bashku për më shumë se tetë vjet. Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2012 në xhirimet e dramës fantastiko-shkencore “Her”, por aktori nuk bëri kurrë një lëvizje sepse mendoi se Rooney po e përbuzte. Më vonë, ai zbuloi se ajo ishte thjesht e turpshme dhe në fakt po ushqente fshehurazi ndjenja për të.
Top Channel