
Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, u fotografuan të premten gjatë një takimi romantik në New York, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve me paraqitjen e tyre plot stil.
Këngëtarja 29-vjeçare mahniti me një fustan të shkurtër prej lëkure të zezë, me jakë të lartë dhe zinxhir, që theksonte siluetën e saj.
Ajo e kompletoi look-un me çizme elegante me taka të larta deri në gju, flokë të kapura në topuz dhe një çantë të vogël të zezë – një kombinim që tërhoqi vëmendjen e fotografëve dhe fansave.
Ndërkohë, Callum Turner, 34 vjeç, zgjodhi një veshje më të thjeshtë dhe të relaksuar, me një këmishë të bardhë me vija të holla, pantallona jeshile të errët dhe atlete të bardha, duke reflektuar një stil klasik dhe komod.
Çifti u fotografua duke qeshur teksa dilnin nga një restorant luksoz në qytet, përpara se të hipnin në një makinë të zezë, duke dhënë përshtypjen e një nate të këndshme e të qetë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Dua dhe Callum janë në një lidhje që nga janari i vitit 2024 dhe spekulohet se janë fejuar në fund të vitit të kaluar, ndonëse vetëm së fundmi janë parë më shpesh bashkë në publik.
Vetëm disa ditë më parë, këngëtarja ndau momente nga koncerti i saj në Zelandën e Re, ku mahniti publikun me performanca elektrizuese dhe kostume sensuale gjatë natës përmbyllëse në Auckland./TAR
Top Channel