Vjedhja në zyrën elektorale të PD Cërrik, policia reagon pas denoncimit të PD: Nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit
02/05/2025 09:57
PD Cërrik ka denoncuar një rast vjedhje në zyrën elektorale që kanë marrë me qira.
A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik ka denoncuar në polici se në ambientin e marrë me qira për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.
Top Channel