Video/ Rama dhe Noizy me daulle, “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi
02/05/2025 21:55
Një “shfaqje” ndryshe kjo e kryeministrit Edi Rama, ku së bashku me këngëtarin e njohur Noizy kanë dhënë “spektakël” në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi.
Kryesocialisti dhe Noizy janë shfaqur së bashku me daulle, i shoqëruar dhe me disa banorë.
“Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qëndiset bukur edhe ai tani që flasim”, shkruan Rama.
Top Channel