70 padi për zgjedhjet në SPAK! Albana Vokshi dorëzon në Prokurorinë e Posaçme materialet me fakte kundër ministrave socialistë

02/05/2025 15:37

Teksa kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës elektorale, e cila nuk ka shënuar incidente serioze tensioni mes forcave politike, ndihet që gjithnjë e më shumë po hedhin akuza të ndërsjellta për krim zgjedhor. 

Policia e Shtetit ka referuar në Prokurori rreth 20 raste që lidhen me krimet zgjedhore ndërsa SPAK edhe falë platformës online muajin e fundit ka administruar rreth 70 kallëzime për krim zgjedhor nga forcat politike dhe qytetare.

Top Channel mëson se për rreth 30 çështje kanë nisur hetimet. Ndërkohë që Task Forca me prokuror të SPAK dhe agjentë të BKH vijojnë të stacionuar në 12 qarqet e vendit duke monitoruar.

Për të plotësuar dokumentacionin për kallëzimin e bërë për krim zgjedhor pranë SPAK sot shkoi dhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Edhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë rolin e tyre për të ndëshkuar krimin zgjedhor, përveç protokollit me KQZ një javë para zgjedhjeve një listë prokurorësh do të kalojnë në gatishmëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta