Rama ndan fotot nga takimi me Mbretin e Jordanisë: Monark i respektuar botërisht dhe mik i çmuar posaçërisht

02/05/2025 15:25

Kreu i qeverisë Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein.

“I nderuar të mikprisja sot me një kënaqësi të veçantë, Mbretin e Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama teksa ka ndarë foto nga takimi.

Për nder të mbretit të Jordanisë, kryeministri Edi Rama qëndroi në Tiranë paraditen e të premtes, duke mos u përfshirë në fushatën zgjedhore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta