
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë Anaid Kaloti nëpërmjet një lidhjeje telefonike.
Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me personazhet e BBV4 që pas daljes së tyre nga shtëpia si po e menaxhojnë famën dhe se çfarë i pret më tej.
Anaidi gjithashtu ka analizuar pak edhe BBV e këtij edicioni duke dhënë mendimin e tij se çfarë mund të bënte ndryshe.
Sipas tij cili nga personazhet kishte një strategji shumë të mirë por nuk ia doli që të ishte finalist?
“Gerta, patjetër. Unë shihja më shumë Gertën sesa Eglin në finale, pavarësisht se Egli kishte dhënë gjithçka për shtëpinë. Momentin kur del jashtë për një kohë të gjatë sepse edhe Gerta doli por ishte shumë pak aty te Storm Arena, kur del për një kohë të gjatë dhe rikthehesh prapë unë nuk është se jam shumë tifoz i kësaj natyre të lojës sepse BBV ka një magji që ndodh vetëm nëse t’i qëndron brenda shtëpisë, nëse t’i del qoftë edhe një metër larg derës së shtëpisë ajo gjëja humb”.
Sipas mendimit tim Gerta ishte një finaliste më se e merituar dhe unë nëse do të isha në vend të Egli ato lekët e mia do t’ia jepja Gertës”, u shpreh Anaidi.
Top Channel