
Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për finalen e madhe ndaj Tiranës, që do të luhet më 4 maj në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
Burime nga klubi bëjnë me dije se është vënë në dispozicion një premio rekord prej 100 mijë eurosh, një shifër e paprecedentë për liqenorët, e cila do të shpërndahet në rast fitoreje ndaj bardhebluve dhe ngjitjeje në Kategorinë Superiore.
Pogradeci vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve vendimtare, fillimisht ndaj Burrelit dhe më pas ndaj Besës, duke siguruar kështu një vend në finalen “play-off” për ngjitjen. Përballë do të kenë Tiranën, që u rendit në vendin e tetë në Superiore dhe tani po përpiqet të shmangë një rënie të bujshme nga kategoria.
Skuadra e Shkëmbit është në një pozitë të vështirë, ndërsa Pogradeci, i karikuar nga shpërblimi dhe momenti i mirë, do të tentojë të realizojë atë që do të ishte një nga historitë më frymëzuese të këtij sezoni.
Top Channel