
Duka i Sussex i ka thënë BBC-së se “do të donte shumë një pajtim” me Familjen Mbretërore, në një intervistë emocionale në të cilën tha se ishte “i shkatërruar” që humbi një sfidë ligjore mbi sigurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Princ Harry tha se Mbreti “nuk do të flasë me mua për shkak të këtyre çështjeve të sigurisë”, por se ai nuk donte të luftonte më dhe “nuk e dinte se sa kohë do të ketë më babanë e tij”.
“Do të doja shumë pajtimin me familjen time. Nuk ka kuptim të vazhdojmë të luftojmë më, jeta është e çmuar”, tha Princi Harry, i cili tha se mosmarrëveshja për sigurinë e tij “kishte qenë gjithmonë pika e ngërçit”.
Princi tha se ndryshimet në statusin e tij të sigurisë në vitin 2020 kishin ndikuar jo vetëm tek ai, por edhe tek gruaja e tij dhe, më vonë, edhe tek fëmijët e tij.
I pyetur nëse i mungonte Mbretëria e Bashkuar, ai shtoi: “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur, pavarësisht asaj që kanë bërë disa njerëz në atë vend… dhe mendoj se është vërtet shumë e trishtueshme që nuk do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi atdheun tim.”
Top Channel