Himara “kryeqyteti” i turizmit! Fluks të vizitorëve nga Anglia, Kina, Katari apo India. Më të kërkuarat plazhet e paprekura

02/05/2025 12:20

Qyteti bregdetar i Himarës po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Këto ditë të fundit të prillit janë të shumtë turistët e huaj që vizitojnë gjiret e fshehura dhe plazhet e bukura të Himarës.

Operatorët turistikë thonë se turistët eksploratorë janë nga Anglia, Kina, Katari por edhe India, ndërsa turi  tyre nis me shpellat dhe vijon deri në plazhin e Gramës.

Jam Neina dhe vij nga India, është hera e parë në Shqipëri, kam qenë në Sarandë dhe tani në Himarë. Himara është një vend i qetë, e duam për këtë qetësi, ushqimi është i mrekullueshëm, njerëzit gjithashtu, brigjet e detit të pastra dhe uji i kristaltë”, shprehet turistja.

Vij nga Indonezia, para se të vija këtu isha në Malin e Zi dhe desha diçka të ngjashme me malin e zi, por me pëlqen shumë Himara, është e paqtë, ka ujëra të pastra dhe jam shumë e kënaqur që erdha këtu.”, thotë turistja nga Indonezia.

Kam ardhur me familjen dhe sigurisht planifikoj të vijë sërish këtu”, tha një turist.

Jam nga Britania. Është hera e parë që vij këtu, mezi po pres të shoh bukuritë natyrore këtu, por me aq sa kam qëndruar do të rikthehesha sërish”, shprehet turistja britabike. .

Vitin e kaluar në Himarë pushuan 350 mijë pushues vendas dhe të huaj dhe ka qenë një vit shumë I mbarë dhe pa asnjë incident. Parashikohet që të jetë një numër shumë herë më i madh së 2024, duke parë dhe prenotimet për këtë vit, ku hotelet janë pothuajse të mbushura”, tha kreu i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Turistët e huaj e kanë konsideruar Himarën si xhevahirin e Mesdheut për bukuritë natyrore të zonës, detin e kristaltë, ushqimin tradicional dhe mikpritjen karakteristike të banorëve vendas.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta