Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët e Dimalit, Berat, si dhe prezantoi programin e “PD-ASHM”.

Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati falënderoi deputeten italiane, Erica Massetti, e cila ndodhej prezente në takim.

Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qenë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të shqiptarëve, italianit të madh, Silvio Berluskoni,” tha Berisha.

Më tej Berisha u premtoi fermerëve që do të kenë mbështetje nga opozita pas zgjedhjeve, teksa theksoi se “Ballkani i Hapur do të hidhet në koshin e plehrave që javën e parë”.

U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin. Ky është qëllimi i programit tonë. Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm.

Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.
Hapja e tregut iu bën ju të pamundur ju të konkurroni me ata që subvencionohen pesë herë më shumë se ju.
Shpesh ndoshta më keni dëgjuar të them se në këtë program, akti i parë që do bëjmë do jetë rikthimi i parave tek qytetarët. Ky nuk është slogan, por një realitet.

Nga 380 mijë fermerë shteti merr taksën e vlerës së shtuar në çdo blerje që ata bëjnë. Paguajnë 20 përqind. Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro. Shumë më qesharake, më e turpshme. Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë. Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju. Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.

Ballkani i hapur do hidhet në koshin e plehrave që javën e parë.”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta