Dështon edhe seanca e nëntë për konstituim! Rrëzohet propozimi i drejtuesit të Kuvendit për votim të fshehtë për kryeparlamentarin

01/05/2025 10:57

Në tentimin e nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës Avni Dehari ka propozuar që të ndryshohet forma e votimit për kryeparlamentar.

Dehari ka sugjeruar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, pra vota për kryeparlamentarin të jetë e fshehtë.

Për ta realizuar votimin e fshehtë duhet të formohet një komision, për ç’ka duhet që secila parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës të propozojë anëtarët e komisionit. Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij votimi dhe të propozojë anëtarë të komisionit. Njësoj kanë vepruar edhe LDK dhe AAK/NISMA e Lista Serbe. Partitë e tjera minoritare kanë propozuar anëtarin e komisionit.

Me 55 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim ka dështuar formimi i komisionit për votimin e fshehtë. Seanca u ndërpre për të vazhduar më 3 maj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta