“Ku i keni argumentet, ç’janë këto turma të eksituara”/ Rama replikon me qytetarin: Kemi program qeverisës, ndryshe s’do ishim në tryezën e negociatave me BE

01/05/2025 10:50

Komentuesi: More të mjerë, ku është debate konstruktiv, ku janë argumentet, ku është program, çfarë janë këto turma të eksituara

Edi Rama: Ti nuk ke pse përbuz apo përqesh ata që me dëshirën e tyre marrin pjesë në takimet e mëdha publike të partive politike. Sa i përket programit, mjafton të duash ta gjesh dhe e gjen, mjafton të kesh nerva ta lexosh deri në fund.

Program ynë është program qeverisës, është i detajuar në çdo aspekt, ne nuk jemi parti që duam të vijmë në qeveri, që nuk dimë fare çfarë është qeverisja. Ne jemi forcë qeverisëse, kemi padiskutim programin tonë, kemi programin tonë, që është më i qarti dhe më bindësi, se ndryshe nuk do të ishim në tryezën e negociatave me BE.

Është testi më i padiskutueshëm, se BE është një makineri e tërë që në hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta