Forcat ruse sulmojnë sërish Ukrainën, dy të vrarë dhe pesë të plagosur në Odesa

01/05/2025 09:44

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin ukrainas të Odesës.

Për pasojë humbën jetën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë, sipas guvernatorit të rajonit, Oleh Kpir.

Sulmet shënjestruan ndërtesa banimi, një supermarket dhe një shkollë, të cilat u dëmtuan.

Odesa është një qytet port me rëndësi strategjike në Detin e Zi dhe është sulmuar vazhdimisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Deri më tani Rusia ende nuk ka komentuar për sulmin.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta