Detaje nga vrasja e 18-vjeçarit/ Gazetari zbulon si ndodhi ngjarja: Antonio dhe Kejsi kanë pasur grindje tradhtie. E reja inskenoi…

01/05/2025 09:28

Vrasja e Antonio Karafilit nga ish e dashura dhe partneri i saj është zbuluar tashmë pas 7 vitesh.

Gazetari Eraldo Harlicaj zbardhi më shumë detaje nga ngjarja e rëndë ku në bazë të dosjes hetimore ka përshkruar se si ndodhi vrasja e 18-vjeçari, nga e dashura e tij, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi.

Sipas tij, çifti kanë debatuar, pasi Antonio dyshonte se Kejsi e tradhtonte. Pas debatit ata janë larguar në Voskopojë nga ku 17-vjeçarja kthye e vetme për në Korçë, ndërsa lajmëroi nënën dhe vëllanë e Antonios për largimin e tij pas një konflikti.

Është një ndër ngjarjet më të rënda që unë ka mbuluar, më enigmatike. Për ta lidhur me realitetin shqiptar, janë dy anë të medaljes. Nga një anë është një familje që në mendimin tim është heroike sepse kanë qenë të vetëm kundër një sistemi. Kisha rastin të njihesha me dosjen dhe nuk ishte e vështirë të shihje pazëllin që mungonte në këtë histori, rasti më i mirë ka qenë paaftësi, në rastin më të keq ka qenë korrupsion, në mendimin tim ka qenë kjo e dyta. Më 14 qershor 2018, Antonio Karafili është inskenuar skena bashkë me të dashurën e tij Kejsi Spahillari. Ka shkuar në Voskopojë dhe atje është dhënë lajmërimi që Antonio ka humbur. Ata kanë pasur një marrëdhënie prej dy vitesh e gjysmë. Jetonin në Korçë dhe familjarët kishin dijeni për lidhjen.

Ata kanë pasur debate të herëpashershme, pasi Antonio ka dyshuar se Kejsi e tradhtonte. Ka gjetur një numër te kushëriri i saj që nuk e njihte dhe aty kanë nisur debatet. Më pas të dy së bashku kanë shkuar në Voskopojë. Nga atje është kthyer e vetme Kejsi, është kthyer në Korçë më makinën e saj. në atë moment ka telefonuar nënën e Antonios dhe i ka thënë ‘kam pasur një debat me Antonion dhe ai është larguar, nuk e di vendndodhjen e tij. Hajde e kërkojmë në Voskopojë.’ Në atë kohë është lidhur me nënën dhe vëllanë e Antonios, të cilit i ka lënë disa sende, një varëse dhe një orë me idenë e amanetit. Së bashku të tre janë nisur me makinë me Voskopojë. Kejsi i ka drejtuar direkt te Antonio ku është gjetur i vetë varur.

Kur kanë shkuar më makinë, nëna e Antonios i ka kërkuar të kthej dhe Kejsi i ka thënë ’jo, do shkojmë këtu.’ Më pas është marrë trupi i viktimës. Është future një mekanizëm I gjatë vitesh deri në zbardhje e ngjarjes. Kejsi nuk ka qenë e vetme në këtë ngjarje. Ka pasur një bashkëpunëtor që është Rexhep Vathi, 65 vjeç, ku dyshohet se kanë pasur një raport intim. Viktima në këtë rast e ka zbuluar këtë ngjarje. Dyshohet se Kejsi dhe i moshuari e kanë vrarë Antonion dhe kanë inskenuar gjithë skenën.”, ka thënë gazetari.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta