“Denoncon kërcënimin e kandidatëve të opozitës”/ Berisha lexon rezolutën e PPE: Shteti elektoral po përdor…

01/05/2025 18:01

Nga konferenca me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lexuar rezolutën e miratuar dje në PPE.

“Dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.

Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër.

Rezoluta denoncon haptas Edi Ramën dhe regjimin e tij se:

-Po minon zgjedhjet nga manipulimi dhe keqpërdorimi i pushtetit.

-Po shtyp pluralizmin politik përmes presionit institucional dhe se po shtyp opozitën dhe liderët e saj, anëtarë të parlamentit dhe qeveritarë vendorë të opozitës.

-Dënon kontrollin qeveritar mbi mediat dhe mbylljen nga Edi Rama të TikTokut.

-Denoncon mosrespektimin e shtetit ligjor, kapjen e shtetit ligjor, çka ka sjellë, thekson rezoluta, pandëshkueshmëri.

Në rezolutë dënohen gjithashtu me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit shtetëror. Shteti elektoral, dmth përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje. Blerja me lekë e votës.

Blerja e votës me kanabis. Blerja e votës me punësime. Blerja e votës me prokurime. Blerja e të drejtës së votës, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj. Europa e tërë qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës për të votuar si qytetarë të lirë. Denoncohet censurimi i opozitës. Jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama. Këtë rezolutë, shqiptarëve nuk ua lexuan mediat kryesore të kontrolluar nga Edi Rama.

Denoncon kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës. Mosndëshkimin, ju lutem, mosndëshkimin e krimit zgjedhor.

Pra, Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri. Dhunimin e kodit zgjedhor. Por denoncon zëvendësimin e paligjshëm të Erion Veliajt për të përdorur burimet e bashkisë me qëllime elektorale.

Moszbatimin e vazhdueshëm nga Edi Rama të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore. Përdorimin e lidhjeve politike me krimin për të rrëmbyer votat e qytetarëve. Emërimet politike në organet e zbatimit të ligjit dhe në drejtësi, që janë të zakonshme në Shqipëri”-u shpreh Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta