Bombë në makinën e mjekes në Tiranë, policia po heton edhe problemet që mund të lidhen me spitalin ku punonte
01/05/2025 12:05
Banorët e rrugës “Pjetër Budi” në kryeqytet, mëngjesin e këtij 1 maji u zgjuan nga zhurma e eksplozivit.
Në objektiv të sulmit me lëndë plasëse ishte makina e një mjekeje të paguar pranë parkingu të spitalit privat Amavita ku ajo punonte.
Si pasojë e shpërthimit mjeti I mjekes Matilda Kaja pësoi dëme materiale. Policia e cila fiksoi çdo provë materiale pyeti si person që mund të ketë dijeni për rastin mjeken e cila nuk raportoi asnjë konflikt.
Në sitë po kalon edhe aktiviteti I spitalit Amavita për të kuptuar ndonjë konflikt të mundshëm ndërkohë që një grup i posatshëm hetimor po punon me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit.
Top Channel