Çmimet Grammy 2026, Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet
Gjysmëfinalistet, 22 konkurrentët më të votuar në talent shown “Yjet Shqiptarë të Diasporës do të jenë në fund të Majit në Tiranë.
Në studion e Top Channel do të zhvillohet spektakli i gjysmëfinaleve dhe finales. Episodet do të transmetohen në primetime në Top Channel.
Konkurrentët nga Italia, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Irlanda, Gjermania, Maqedonia e Veriut do të intepretojnë në zhanera të ndryshëm dhe me performanca spektakolare.
Konkurrentët më të votuar nga juria, si edhe nga votat e publikut do të jenë finalistët.
Konkurrenti që do të marrë më shumë vota nga juria dhe nga publiku do të shpallet “Ylli shqiptar i Diasporës”.
Publiku mund të votojë në website e Top Channel.
https://voto.top-channel.tv/
Shumë shpejt produksioni do të publikojë antarët e jurisë dhe moderatoren. Projekti i realizuar nga Fondacioni Dritan Hoxha dhe Top Channel.
Top Channel