“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott tregon detajet ekskluzivisht për Top Channel

30/04/2025 19:38

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.

Në këtë intervistë ai la të hapur mundësinë e vijimit të procesit të shpalljes “non grata” nga autoritetet britanike për zyrtarë dhe politikanë të korruptuar shqiptarë duke theksuar se kjo do varet nga interesat e sigurisë kombëtare të vendit të tij.

Muhamed Veliu- Në vitin 2022, qeveria britanike shpalli disa politikanë shqiptarë si persona të sanksionuar. A do të kemi një listë të re me emra të rinj?

Amabsadori-Nicholas Abbott- Gjithmonë më ka intriguar kjo “listë mitike” që personalisht nuk e kam parë kurrë. Siç e dini, ne nuk komentojmë mbi raste individuale ligjore për momentin. Mbretëria e Bashkuar kujdeset për sigurinë e saj kombëtare, ndërmerr masat e nevojshme për ta mbrojtur atë dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim.

Por unë e di që agjencitë tona të zbatimit të ligjit, institucionet tona të drejtësisë kanë një marrëdhënie shumë të fortë këtu në Shqipëri. Dhe që nga viti 2022, kemi ndërtuar një marrëdhënie operacionale vërtet të shkëlqyer.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta