Irani kryen ekzekutimin e radhës në publik, var 35-vjeçarin për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite

30/04/2025 11:21

Irani ekzekutoi në publik me varje 35-vjeçarin, Mohsen Langarneshine, pasi u dënua për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës izraelite.

Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, Langarnesin u akuzua për përfshirje në disa raste, përfshirë vdekjen e një koloneli të Gardës Revolucionare në vitin 2022.

“Gjatë dy viteve që shërbeu si spiun. Ai ishte përgjegjës për mbështetjen e operacioneve terroriste dhe praninë në vendin e vrasjes së Sayyed Khodayi”, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Sipas të njëjtit burim, 35-vjeçari ofroi gjithashtu mbështetje operative për një sulm që synonte një qendër industriale në Isfahan, të lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes.

Media iraniane raportoi se i ekzekutuari “i pranoi akuzat”.

Disa orë para ekzekutimit, prindërit e 35-vjeçarit u gjetën jashtë burgut ku ai po mbahej dhe bënë një apel të fundit që djali i tyre të mos varej, një kërkesë që nuk u pranua.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta