I moshuari humb kontrollin dhe përplas këmbësorët në Danimarkë, 5 të plagosur

30/04/2025 16:34

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze.

Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të kuqe u gjet papritur mbi disa tavolina dhe stola që ishin vendosur në zonë.

Policia, shërbimet e shpëtimit dhe një ambulancë janë në vendngjarje.

Sipas policisë, makina drejtohej nga një i moshuar, i cili humbi kontrollin e makinës së tij dhe u përplas me turmën, duke plagosur 5 persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta