ADN mikse dhe një bluzë me zinxhir/ Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes, zbardhen detaje të reja nga atentati në Lundër

30/04/2025 11:47

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin me pasojë plagosjen e katër personave më 17 prill në Lundër.

Autorët qëlluan me breshëri plumbash ndaj mjetit me të cilin udhëtonin dy djemtë e pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur ADN mikse si dhe një bluzë me zinxhir, sipas burimeve.

Në ngjarjen e rëndë të 17 prillit, në automjetin tip “G Class” udhëtonin dy fëmijët e mitur 11 dhe 17 vjeç të Vesel Demirajt, pronarit të kompanisë së sigurisë “Pelikani Sicurity”, miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.

Dy djemtë e pronarit të kompanisë, po kurohen jashtë vendit për shkak të plagëve të marra.

Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin pa numër shasie dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta