Më shumë borxhlinj e më pak kursimtarë, rritet kredia e re për ekonominë në 36.2 mld lekë, depozitat ranë

29/04/2025 15:08

Bizneset por dhe individët kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë arriti në nivele historike duke arritur në 36.2 miliardë lekë kredi të reja nga 30 miliardë në mars 2024.

“Gjithë rritja e stokut të kredisë vijnë nga  një numër i kufizuar sektorësh ekonomik kryesisht sektori i manifakturës industrisë përpunuese, kredia për sektorin e ndërtimit dhe transportit ndërsa sektorët e tjerë vazhdojnë rënien siç është bujqësia që ka dhe një peshë kryesore në ekonomi”, shprehet Selami Xhepa, ekspert ekonomie.

Më shumë kredi po jepen në drejtim të sektorit të pasurive të paluajtshme.

“Mendoj që në perspektivën afatgjatë do shohim një tkurrje të dinamikave të sektorit. Këto rregulla duhet të vendoseshin më parë për të kufizuar sektorin financiar e cila solli dhe këtë situatë tek çmimet e pasurive të paluajtshme”, shton ai.

Më shumë kredi detyrimisht edhe më pak kursime. Në fund të marsit, paratë e kursyera arritën në 1.38 trilionë lekë, me një rënie prej 0.6% në krahasim me një muaj më parë.

“Çka reflekton një prirje të individëve për të konsumuar shumë dhe jo të fortë kursimtare siç është dhe natyra e ekonomive të varfra si Shqipëria. Duhet të thënë që Shqipëria ka një nivel të lartë kursimesh në 14 miliardë euro e lavdërueshme”, shton eksperti.

1.38 trilionë lekë ndodhen në 2.8 milionë llogari bankare.  Por raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të depozitave deklaroi se 1/3 e tyre janë bosh ndërsa vetëm 4.5% e tyre kanë më shuëm se 2.5 milionë kursime në depozitat e tyre.

TABELA 1

KREDIA PËR EKONOMINË – MLD LEKË

(Burimi: BANKA E SHQIPËRISË)

Mars 2023    27.9

Mars 2024      30

Mars 2025    36.2

TABELA 2

KURSIMET NË BANKA

(Burimi: BANKA E SHQIPËRISË)

1.38 TRILIONË LEKË

-0.6%

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta