Bizneset në pritje të rregullave, vonesat në aktet nënligjore të paqes fiskale po vonojnë faljen e detyrimeve
30/04 15:20
Luhatjet e theksuara të temperaturave që po shoqërojnë vendin po sjellin shumë probleme në fushën e bujqësisë.
Pas dëmeve të shkaktuara nga breshëri në zonën e Barbullinjes ku u dëmtuan me dhjetëra hektarë pjeshkë, këtë herë moti shkaktoi dëme në fushat e Divjakës.
Temperaturat e ulëta të disa ditëve më parë dëmtuan bimën e patates. Sipas fermerëve dëmi është shumë i lartë pasi për dy javë do dilnin në treg për shitje.
Siç duken dhe nga pamjet gjethet e tyre janë tharë duke bërë që të ndalojnë dhe zhvillimin normal.
Luhatja e temperaturave po kthehet në një nga fenomenet me shqetësuese për fermerët të cilët shpeshherë gjenden të pa përgatitur duke sjellë kështu dëme të mëdha.
Top Channel