“I sëmurë mendor”/ Arrestohet autori i sulmit në Kanada, policia: Veproi qëllimisht!

28/04/2025 13:22

Nuk ishte një emër krejtësisht i panjohur për autoritetet kanadeze personi i dyshuar për sulmin me makinë në Vankuver, që la të vdekur 11 persona në një festival filipinas.

I arrestuar tashmë, Kai-Ji Adam përballet me tetë akuza për vrasje të shkallës së dytë. Policia kanadeze e pohoi se 30 vjeçari, i cili doli para gjykatës dhe më pas u dërgua në paraburgim, mendohet të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë ai sipas forcave të rendit, ka vepruar qëllimisht.

Ende nuk është konfirmuar motivi për sulmin shokues në Vankuver, që veç të vdekurve, shkaktoi edhe me dhjetëra të plagosur.

Sulmi me makinë ndaj turmës së njerëzve tronditi mbarë Kanadanë. Zyrtarët në Vankuver e përshkruan atë si “ditën më të errët në historinë e qytetit”. Komuniteti filipinas ishte mbledhur në lagjen Fraser të Vankuverit kur një makinë u përplas mbi pjesëmarrësit ne festivalin e quajtur Lapu Lapu, që  nderon një udhëheqës antikolonial filipinas të shekullit 16-të. Në mesin e viktimave të episodit të rëndë, është edhe një vajzë 5 vjeçare.

Sipas BBC-së, policia e kishte kryer përpara festivalit një vlerësim të kërcënimit, dhe kishte mbyllur pjesërisht një rrugë një rrugë prapa një shkolle ku po zhvillohej pjesa më e madhe e kremtimeve, por kishte dalë në përfundimin e se nuk kishte asnjë shenjë që të dëshmonte një nivel të lartë rreziku.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta