
Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, ka marrë një vendim drastik: ka fshirë të gjitha postimet nga Instagrami! Ky hap vjen vetëm pak ditë pas kurorëzimit të tij si fitues, duke ngjallur menjëherë spekulime mes fansave.
Në një foto të re, ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe dhe rruaza shumëngjyrëshe në flokë, Besart Kelmendi (Gjesti) la një mesazh të qartë:
Rrini gati. Epokë e re.
Me këtë deklaratë misterioze, Gjesti duket se po përgatit një projekt të ri që pritet të tronditë rrjetin.
Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta dhe pozitive, duke përshëndetur guximin e tij për të nisur nga e para – një lëvizje që i përket vetëm atyre që nuk kanë frikë nga ndryshimi.
Tani mbetet të shihet: çfarë po planifikon Gjesti dhe a do të na surprizojë me ndonjë bashkëpunim të bujshëm?/TAR
Top Channel