Vrasja e bosit të mafies greke, ‘kontrata e vdekjes’ dyshohet se u ‘firmos’ nga Dubai! Shifra e majme që u pagua për kokën e tij

27/04/2025 13:11

Vrasja e grekut Giorgos Moschouris, i njohur ndryshe si “Thamnakia”, vijon të jetë objekti kryesor i hetimit të autoriteteve greke, me prova të reja që dalin në dritë.

Sipas mediave greke viktima dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e cigareve të mafies ruse që vepron në Greqi si dhe në ‘gjobëvënie’ të lokaleve të natës.

‘Kontrata e vdekjes’ së tij dyshohet se është lëshuar nga kundërshtarët e tij që ndodhen aktualisht në Dubai. Thuhet se për ‘kokën’ e tij janë vënë në dispozicion 1 milion euro.

Si porositës dyshohet një 50-vjeçar, i lindur në Gjeorgji, me pseudonimet “Entik” dhe “Zëri”.

Policia greke ka lokalizuar “Entikun”, i cili sipas informacioneve, banon në Dubai dhe ka gjasa të jetë në arrest shtëpie. Pavarësisht përpjekjeve të policisë greke për ekstradimin e tij, kërkesa për ekstradim nuk është plotësuar deri më tani.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta