Paketa e maleve kundër emigrimit! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria nuk fiton, por ndihmon investitorët

27/04/2025 19:58

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve.

Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë  qytetarëve,  që janë posedues faktike të një prone  shtetërore në mal, të behën pronar të tokës përgjithmonë. Por  më parë duhet të vërtetojnë që janë përdorues të tokës prej 10 vitesh, dhe të paraqesin edhe një plan biznesi i cili duhet të vendoset në jetë brenda 2 vitesh

Paketa e Maleve është një instrument për të redukuar emigracionin dhe për të kthyer ish-banorët në fshat.  Rijetëzimi i zonave rurale, nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e ekonomisë lokale, por edhe më tej pasi Shqipëria turistike e maleve do të jetë një mundësi e mirë për investimi edhe biznesmenët e  huaj

“Me taksën 1 Euro qeveria nuk do të fitojë asgjë. Thejshtë fitimi do të jetë nësë kjo ofertë do të merret parasysh nga investitorët e huaj dhe vendas duke bdikuar në financa publike, rritje punësimi, zhvillim dhe duke frenuar emigracionin“-u shpreh ekspertja Romina Radonshqi.

Brenda vitit pritet të nisin aplikimet për 500 projekte për turizmin malor, bizneset do të përjashtohen nga 4 taksa si përjashtimi i tatimit për një periudhë 10 vjeçare , përjashtimi nga taksa e infrastrukturës, përjashtimi nga taksa e pasurive të paluajtshme, dhe përjashtimi nga TVSH-ja.

“Së pari duhet të themi që si inisiativë nuk është e keqe edhe pse ka ato dritëhijet e veta se përse u prodhuar për ky ligj për 500 porositëve, pasi do të jenë 500 subjekte të reja”-shprehet Agron Haxhimali, drejtor i Insitutit të Bashkive.

Paketa e Maleve është iniciative e dytë e qeverisë për të zhvilluar zonat rurale pas projektit  100 Fshatra, por që malet të mos kenë të njëjtin fat si fshatrat në fusha, ku një rrugë e asfaltuar nuk arriti të ndalë shpopullimin.

“Duhet të ketë struktura të posaçme që për të monituruar zbatimin e Paketës së Maleve me qëllim që të jetë një paketë që gjeneron të ardhura dhe I jep një qasje tjetër zhvillimit ekonomik rural . Ne nuk jemi në gjendje që të përfundojmë për 7 vite projektin 100 Fshatra duke qenë se kemi pas këtë trashigimi na krijohet përshtypja që edhe Paketa e Maleve nuk do të funksionojë”.

Investimet malore do të lejohen vetëm në 4 rajone dhe fokusi është veriu i Shqipërisë. Është Ministria e Ekonomisë ajo që do të përcaktojë zonat se ku do të aplikohet Paketa e Maleve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta