Aktori i njohur i “Harry Potter” bëhet baba për herë të dytë?!

27/04/2025 21:42

Aktori i njohur Rupert Grint, i cili u bë i famshëm në rolin e Ron Weasley në sagën “Harry Potter”, ka mirëpritur në mënyrë të fshehtë fëmijën e tij të dytë me partneren e tij prej vitesh, Georgia Groome.

Mediat britanike kanë publikuar pamje të Rupertit dhe Georgias teksa shëtisnin në Londër, me aktorin që mbante në krahë foshnjën e tyre të porsalindur, duke shfaqur një buzëqeshje të madhe në fytyrë.

Çifti, të cilët janë prindër edhe të një vajze të quajtur Wednesday, preferojnë të mbajnë jetën e tyre familjare larg syrit të publikut, duke mos ndarë shpesh imazhe të fëmijëve në rrjetet sociale.

Në vitin 2020, Rupert hapi një llogari në Instagram dhe prezantoi për herë të parë vajzën e tij me një postim që mblodhi mbi katër milionë pëlqime, ku shkroi:

“Hej Instagram. Jam vetëm dhjetë vjet me vonesë, por ja ku jam. Grint on the Gram. Ju prezantoj me Wednesday G. Grint”.

Të njejtën gjë, ka bërë dhe me ardhjen në jetë të fëmijës së tij të dytë duke shkruar:

‘Fëmija sekret tashmë u zbulua’ Ju prezantoj Goldie G. Grint. Një bebe 10/10 (deri më tani)

Nga një fëmijë 11-vjeçar në filmat e Harry Potter deri te një baba i përkushtuar, Rupert Grint ka ndërtuar jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe një pasuri që vlerësohet mbi 40 milionë euro, si dhe një portofol të gjerë pronash.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta