Ish-deputeti i PE pyetet në takimin me Berishën a do njihen “zgjedhjet e manipuluara”, duartrokitet nga mbështetësit e PD në sallë

26/04/2025 17:02

Antonio Lopez, Sekretar i Përgjithshëm i CDI, ka komentuar njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, në rast se manipulimi të tyre.

Ai u shpreh se CDI do të ndjekë nga afër dhe me vigjilencë këto zgjedhje dhe nëse ka prova të manipulimeve do të denoncohen nga CDI.

Pyetja: Nëse zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri nuk respektojnë standardet demokratike, a do të angazhoheni ju personalisht dhe CDI për të mos njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe për ta mbështetur opozitën shqiptare ne betejën e saj për demokraci.

Sigurisht CDI do të ndjek nga afër dhe me vigjilencë këto zgjedhje dhe në qoftë se ka prova të manipulimeve ato do të denoncohen nga CDI”, u përgjigj ai.

Ndërsa zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, u shpreh se kryeministri “nuk mund t’ia hedhë lehtë”, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që “të mos dalin nga Parlamenti”.

Rama nuk mund t’ia hedhë lehtë dhe nuk mund të vazhdojë kështu në të ardhmen nëse fiton, sepse nuk do ishte në interesin e Shqipërisëë dhe Evropës. Por mos bëni gabim, mos dilni nga Parlamenti, qëndroni në Parlament dhe shfrytëzojeni. Mos ia lini në dorë Ramës.”, tha Brok.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta